Top Channel/ Grupi “Mia Moglie”/Autoritetet italiane dhe Facebook e mbyllin, në kërkim 32 mijë burra
31/08/2025 12:18

Grupi në Facebook “Mia Moglie”, ku meshkujt ndanin foto intime të bashkëshorteve, të fejuarave, partnerëve ose grave të pa dijshme për t’i ekspozuar ndaj dhunës dixhitale të 32 mijë përdoruesve të grupit, është vetëm maja e ajsbergut. Shumë grupe online, në platformat sociale ose mesazhe, shpërndajnë foto dhe video intime të grave pa pëlqim, duke i kthyer ato në objekt dhune dhe abuzimi thone mediat italiane. Barbara Strappato, drejtoreshë e Shërbimit të Policisë Postale dhe Sigurisë Kibernetike, shpjegon se janë pranuar 2,800 denoncime për grupin kryesor dhe rreth 300 për një dhjetëra grupe të ngjashme. “Denoncimet vazhdojnë të mbërrijnë”, tha Strappato, duke theksuar se autoritetet monitorojnë situatën dhe fluksin e përdoruesve nga grupi i mbyllur tek grupet e vegjël të krijuara më pas. Hetimet vazhdojnë dhe sapo Meta të ofrojë të dhënat e përdoruesve të grupit “Mia Moglie”, do të mund të ndërmerren veprime të drejtuara. Strappato thekson se shumica e grave janë të lidhura me marrëdhënie martesore dhe fëmijë, duke e bërë të vështirë paraqitjen e padive, madje edhe kur janë viktima të krimeve serioze. Avokatja Marisa Marraffino, eksperte e privatësisë dhe krimeve online, thotë se rasti tregon dështimin e algoritmeve të rrjeteve sociale. Autoritetet italiane mbyllen edhe nje forum ku foto të politikanëve gra italiane janë publikuar, në disa raste të modifikuara dhe komentuar me fraza seksiste ose ofenduese. Në mesin e viktimave janë emra të njohur si kryeministrja Giorgia Meloni, Elly Schlein dhe shume gra politikane te tjera. Dhuna online nuk prek vetëm gratë: viktima janë edhe të miturit dhe personat më të pambrojtur, si të sëmurët apo të paaftët. Ndërkohë, perceptimi i impunitetit kolektiv nxit fenomenin, por asgjë në internet nuk mund të konsiderohet neutrale.

Top Channel/ Haga, Thaçi merr dënimin numër dy: 17 muaj burg për pengim drejtësie!
17/11 12:03
Top News – Ukraina shkatërron urën e Krimesë / Rusia hakmerret shpejt, shënjestron kalimet në Kiev
17/11 11:43
Top News – Bombarduesit e Putinit nuk njohin kufij / Koreja e Jugut ngre avionët luftarakë
17/11 11:41
Top News – Trump niset drejt Azisë, plasin protestat / Ndalesa e parë në Manila, më pas në Kinë
17/11 11:40
Top News – Do të takohet patjetër me Kim Jong un/Trump ‘fut mik’ Xi Jinping, ballë për ballë në Kinë
17/11 11:37
Top News – Emigrantët e padëshiruar në Ruandë / Pesë vende të BE-së hapin qendrën e deportimit
17/11 11:34
Top Channel/ Nuk njeh pavarësinë e Kosovës, “zbutet” Spanja: Nuk pengojmë afrimin e saj me BE-në!
17/11 11:23
Top Channel/ Serbi, studentët marrin parlamentin/ Lëvizja studentore siguron 140 mandate
17/11 11:18
Top Channel/ BE “merr hak” për valën e sulmeve kibernetike: Sanksione hakerëve dhe bankave ruse!
17/11 11:16
Top Channel/ NATO “të kthehet” pas në 1997-tës: Çfarë nënkupton kërkesa e Rusisë në Abu Dhabi!
17/11 11:15
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 22:38
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:30
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30