Top Channel/ Fasting ka rreziqe/ Shkencëtarët tregojnë problemet që ndodhin nga agjërimi
31/08/2025 12:24

Agjërimi me ndërprerje, një nga tendencat më të përhapura të dekadës në ushqyerje, po vihet në pikëpyetje nga një studim i madh shkencor. Deri më sot, kjo mënyrë të ushqyeri – që konsiston në ngrënie brenda një dritareje prej 8 orësh dhe agjërim për 16 orë – është parë si një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar metabolizmin, për të ndihmuar në riparimin e qelizave dhe madje për të zgjatur jetën. Shumë figura publike dhe njerëz të famshëm e kanë promovuar, ndërsa nutricionistët paralajmëronin se nuk është një “mrekulli” dhe mund të jetë e rrezikshme për ata me probleme shëndetësore. Por tani, një analizë e re mbi më shumë se 19 mijë të rritur në SHBA ka ngritur një shqetësim të madh: ata që kufizuan të ngrënët në më pak se 8 orë në ditë kishin 135% rrezik më të lartë për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare krahasuar me ata që hanin në një periudhë 12 deri në 14 orëshe. Rreziku ishte i pranishëm tek të gjitha grupet – sipas moshës, gjinisë apo stilit të jetesës – dhe ishte veçanërisht i fortë te duhanpirësit dhe tek ata që vuajnë nga diabeti ose sëmundje të zemrës. Ndërsa lidhja me vdekshmërinë e përgjithshme ishte më e dobët dhe jo e qëndrueshme, rreziku kardiovaskular doli i vazhdueshëm edhe pas korrigjimeve për dietën, cilësinë e ushqimit apo frekuencën e vakteve. Ekspertët theksojnë se studimi nuk provon shkak-pasojë, por gjetjet janë të mjaftueshme për të sfiduar idenë se agjërimi i kufizuar në kohë është rrugë e sigurt drejt shëndetit. Nga ana tjetër, disa prova të mëparshme tregojnë se agjërimi mund të ndihmojë në rënien nga pesha, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe uljen e presionit të gjakut. Por mjekët paralajmërojnë për efekte anësore si uria e tepruar, mungesat ushqyese, rënia e muskujve dhe rreziku i hipoglicemisë tek personat me diabet. Mesazhi i studiuesve është i qartë: nuk është koha për të braktisur plotësisht këtë mënyrë jetese, por duhet kujdes i madh dhe këshillim i personalizuar, sidomos për ata me probleme shëndetësore. Për momentin, thonë ekspertët, më e rëndësishme mbetet çfarë hamë sesa kur hamë.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37