Top News – Të varrosur për së gjalli… / Hiri vullkanik deri në çati, kërkohen të zhdukurit
06/12/2021 12:06

Ka shkuar në 15 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit Semeru në Java të Indonezisë. Autoritetet thanë se edhe 27 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit rinisën punën të hënën, pasi e ndërprenë atë më herët për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Pasi u përmirësua moti, ekipet arritën të nxjerrin nga gërmadhat trupin e një djali 13-vjeçar. Sipas zyrtarëve, të paktën 56 persona janë shtruar në spital, shumica prej tyre me djegie. Një re e madhe e hirit vullkanik u ngrit 15,000 metra në qiellin e ishullit Java, pasi shpërtheu vullkani Semeru më 4 dhjetor. Ky është vullkani më i madh në Indonezi. Si pasojë e shpërthimit të vullkanit janë dëmtuar pothuajse 3,000 shtëpi në fshatrat përreth dhe po ashtu ka pasur dëme edhe në shkolla, rrugë dhe ura. Fshatrat janë varrosur nën hi me këtë të fundit që ngrihet në disa raste deri në catitë e shtëpive. Semeru është një prej mbi 120 vullkaneve aktive në Indonezi, arkipelagun që gjendet në atë që njihet si “Unaza e Zjarrit” në Oqeanin Paqësor. Herën e fundit, Semeru kishte shpërthyer në janar, por nuk ishte raportuar për viktima.

Top Channel/ BE samit urgjent për Spanjën, ministrat mblidhen të martën
01/08 22:53
Top Channel/ Zjarret jashtë kontrollit në Greqi, urdhërohet evakuimi i banorëve
01/08 22:51
Top News – ‘BE nuk i mbijeton egoizmit’. Spanja kritikon Italinë për pezullimin e Shengenit
01/08 21:30
Top News – Kërkojnë kthimin e ministrit të mbrojtjes/Ukrainë, mijëra njerëz protestojnë në kryeqytet
01/08 20:30
Top Channel/ Orteku vret alpinistin e rekordeve Purja, mes 10 viktimave të ortekut në Pakistan
01/08 20:00
Top Channel/ Emigrantët, Spanja përplaset me BE: Qëndrimi, jo i drejtë! KE: Reaguam menjëherë
01/08 19:58
Top News -‘Tre tonë TNT’, shpërthim në Hënë / Raketa e Musk jashtë kontrollit, përplaset të mërkurën
01/08 19:30
Top News – Sulmohen dy cisterna në Hormuz / Rriten tensionet mes SHBA dhe Iranit, frikë në rajon
01/08 18:52
Top News- Eklips total i diellit mbi Evropë/ Ndodh në gusht, hera e parë në më shumë se një shekull
01/08 15:49
Top News – I nxehti, 10 mijë viktima në Gjermani / Bilanci do rëndohet më tej, valë e re përvëlimi
01/08 15:43
Top Channel/ 9 të vrarë në Kiev, Moska nis fushatë bombardimesh pas vizitës së Zelenskyt në SHBA
01/08 15:19
Top News – Dy raketa mbi ambasadën e Lituanisë / Rusia bombardon ashpër Kievin, dëmtohet ndërtesa
01/08 14:22
Top News – Trump drejt luftës totale me Iranin/ Bashkohet dhe Izraeli, fushata më e ashpër deri tani
01/08 14:03
Top News – Zjarret përfshijnë Greqinë / Vazhdon beteja me flakët në Francë dhe Spanjë
01/08 13:56
Top News – Rojat bregdetare ‘nuk marrin dot frymë’/ Rekord shpëtimesh, i nxehti dynd njerëzit në det
01/08 12:43
Top News – Avioni luftarak amerikan ‘bëhet copash’ / F35 përplaset afër bazës, shpëton piloti
01/08 12:42
Top News – Spanja kthen pas emigrantët / 57 persona humbën jetën gjatë ‘sulmit’ të kufirit
01/08 12:41
Top Channel/ Shërbimet sekrete, Anglia e para! Renditja pas analizës së 60 ekspertëve, Franca e dyta
01/08 12:23
Top Channel/ Trump zhgënjen Zelenskyn: Nuk do marrë raketa “Patriot”, një ditë mund të na…
01/08 12:22
Top Channel/ Anglia, thatësirë pas 190 vitesh! Temperaturat në MB prekin mbi 20 milionë banorë
01/08 12:21