Top News – Sulmohen dy cisterna në Hormuz / Rriten tensionet mes SHBA dhe Iranit, frikë në rajon
01/08/2026 18:52

Dy cisterna raportohet se janë sulmuar pranë Ngushticës së Hormuzit, tha të shtunën një agjenci detare britanike, ndërsa tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit për rajonin vazhdojnë të rriten. Sipas UKMTO-së, një anije ishte "goditur nga një predhë e panjohur" ndërsa ndodhej në verilindje të brigjeve të Limës, në Oman, duke shkaktuar dëme në dhomën e motorëve. Nuk janë raportuar të lënduar deri më tani. Rreth tre orë më vonë, agjencia tha se kishte marrë një raport për një incident të dytë, këtë herë në verilindje të Khasabit në Oman. "Kapiteni i një cisterne raporton se ka patur një shpërthim në afërsi të anijes", tha ajo në një paralajmërim, duke shtuar se nuk ishte raportuar asnjë dëmtim në anije në atë kohë. Agjencia i këshilloi anijet në rajon të veprojnë me kujdes dhe të njoftojnë çdo aktivitet të dyshimtë. Ngushticaa e Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik, është një nga pikat më të rëndësishme të tranzitit të naftës dhe gazit në botë, duke transportuar afërsisht një të katërtën e tregtisë globale të naftës detare. Teherani e mbylli rrugën ujore pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit në fund të shkurtit, dhe që atëherë Ngushtica është bërë një faktor kyç në konfliktin e vazhdueshëm. Të premten, ushtria amerikane hodhi poshtë pretendimet se Irani e kishte rimbyllur Ngushticën, duke thënë se ajo mbetet "e hapur për tranzitin e anijeve tregtare". "Irani nuk e kontrollon atë. Mijëra anije kanë lundruar nëpër rrugën ujore ndërkombëtare gjatë katër muajve të fundit", tha Komanda Qendrore amerikane.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55