Top News -‘Tre tonë TNT’, shpërthim në Hënë / Raketa e Musk jashtë kontrollit, përplaset të mërkurën
01/08/2026 19:30

Një raketë e SpaceX, jashtë kontrollit, është në një kurs përplasjeje me hënën pasi u nis në një mision më shumë se një vit më parë. Pjesa e sipërme e raketës do të përplaset në hënë të mërkurën, duke krijuar një krater dhe duke dërguar një re pluhuri dhe mbeturinash që shkencëtarët mezi presin ta vëzhgojnë. Ekspertët parashikojnë që ajo të bjerë pranë Kraterit Ajnshtajn, në pjesën perëndimore të hënës, të ndriçuar nga dielli. Gjithcka do të ndodhë në orët e para të mëngjesit dhe pjesët lindore të SHBA-së dhe Kanadasë, dhe pjesa më e madhe e Amerikës së Jugut pritet të kenë pamjet më të mira. Edhe pse shkencëtarët nuk janë shumë të shqetësuar për këtë mbetje hapësinore që do përplaset në hënë, kjo nxjerr në pah kërcënimin në rritje ndërsa gjithnjë e më shumë objekte grumbullohen në orbitë. Nuk ka qenë kurrë qëllimi i SpaceX që raketa e saj të godiste hënën. Por ekspertët e hapësirës thonë se përplasja mund të ishte shmangur nëse pjesa e sipërme do të ishte shtyrë në orbitë rreth diellit. Kjo do të jetë raketa e dytë që përplaset aksidentalisht në hënë. Një segment rakete kineze hapi një krater në anën e errët të hënës në vitin 2022. Për fat të mirë të astronomëve, përplasja e radhës do të ndodhë në anën e ndricuar dhe më të afërt të hënës, dhe do të clirojë një energji ekuivalente me tre tonë TNT. Shpërthimi nga përplasja, që zgjat më pak se një sekondë, sidoqoftë mund të jetë shumë I zbehtë për tu parë. Por pluhuri e mbetjet mund të shtrihen për disa km në hapësirë dhe do të mbeten të dukshme për teleskopët për dhjetëra minuta.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55