Të paktën nëntë persona janë vrarë në Kiev nga sulmet e Rusisë me raketa balistike. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët lokalë raporton “BBC”. 28 persona të tjerë u plagosën në sulmin ndaj kryeqytetit ukrainas të shtunën në mëngjes, ndërsa Moska ka kërcënuar se goditjet nga ajri do të përhapen edhe në qytete të tjera të Ukrainës.