Top Channel/ Orteku vret alpinistin e rekordeve Purja, mes 10 viktimave të ortekut në Pakistan
01/08/2026 20:00

Alpinisti i njohur nepalez Nirmal Purja, i cili hyri në histori pasi ngjiti të 14 majat mbi 8 mijë metra në vetëm 190 ditë, ka humbur jetën në një ortek në malin Broad Peak në Pakistan. Bashkë me të humbën jetën edhe nëntë anëtarë të tjerë të ekspeditës, në një nga tragjeditë më të rënda të alpinizmit modern. Orteku goditi ekipin më 30 korrik, ndërsa alpinistët po ngjiteshin nga Kampi 2 drejt Kampit 3, në një lartësi rreth 6,600 metra. Operacionet e kërkim-shpëtimit nisën një ditë më pas, por kushtet e vështira atmosferike penguan ndërhyrjen. Fillimisht u gjetën trupat e Pur Bahadur Gurung nga Nepali, Nadhira Al Harthy, gruaja e parë nga Omani që kishte ngjitur Everestin, si dhe alpinistes amerikane Sarah Mallory. Më pas, pas rifillimit të kërkimeve, u konfirmua edhe vdekja e Nirmal Purjas dhe shtatë alpinistëve të tjerë të zhdukur. Lajmi u konfirmua nga agjencia Elite Exped, e drejtuar nga vetë Purja, e cila në një reagim publik e cilësoi atë si “një nga alpinistët më të mëdhenj në histori” dhe një udhëheqës që frymëzoi miliona njerëz me guximin dhe vendosmërinë e tij. Vdekja e Purjas dhe e nëntë anëtarëve të ekspeditës konsiderohet një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë e ngjitjeve në majat tetëmijëshe, duke iu shtuar tragjedive të njohura në Everest, K2, Manaslu dhe Nanga Parbat. Purja kishte mbërritur në Pakistan për të ngjitur Gasherbrum II, por më pas vendosi të tentonte edhe Broad Peak, me synimin për t’u bërë personi i parë që ngjit dy herë të 14 majat mbi 8 mijë metra pa përdorur oksigjen shtesë. Vetëm pak ditë para tragjedisë, ai kishte shkruar në rrjetet sociale: “Nuk e marr asnjë mal si të mirëqenë. Nga momenti që largohem nga kampi bazë, jam 100% i përqendruar.” Nirmal Purja u bë i famshëm në vitin 2019 me projektin “Project Possible”, kur ngjiti të 14 majat më të larta të botës në vetëm 190 ditë, një rekord që u pasqyrua edhe në dokumentarin e Netflix “14 Peaks: Nothing Is Impossible”. Ish-ushtari i forcave speciale britanike konsiderohej një nga figurat më të mëdha të alpinizmit bashkëkohor.

Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49