Top News – Të varfërit e rinj të pandemisë/ Milano, radhë të gjata para bankave të ushqimit
09/03/2021 14:53

Me sytë përdhe, ata mbajnë radhë në heshtje për një pako ushqim, para shoqatës së bamirësisë në Milano, Pane Quotidiano. Që kur koronavirusi pushtoi Italinë një vit më parë, radha është rritur dhe rritur. Më vjen turp që jam këtu. Por në rast të kundërt, nuk do të kisha asgjë për të ngrënë. Më pëlqen kontakti me njerëz, kisha një rrogë të mirë por tani nuk kam asgjë. Nuk kam të ardhura dhe jetoj me kursimet e pakëta që kam mbledhur Cdo ditë 3500 persona shfaqen në dy pikat e shpërndarjes që operohen nga shoqata e bamirësisë në Milano, ku ofrohen ushqimet që merren nga një numër organizatash por edhe nga donacione individuale. Milano është qendra e veriut industrial në itali dhe një nga qytetet më të pasur në evropë. Por ndërsa pandemia ka gllabëruar vendin, shkalla e varfërisë është rritur, madje edhe këtu. Disa nga ata që qëndrojnë në radhë, fshehin fytyrat me shall apo me ndonjë qese plastike, për shkak të frikës se mos njihen. Shumë prej tyre largohen me disa pako, një për cdo pjesëtar të familjes. Brenda tyre ka qumësht, kos, djathë, biskota, sheqer, ton, një kivi, një tiramisu dhe pak bukë. Dhe pamje të tilla, janë të rralla në rrugët e Milanos, por në të gjithë veriun e pasur të Italisë, më shumë se 720 mijë persona kanë rënë nën nivelin e varfërisë vitin e shkuar. Ndërsa në të gjithë italinë, numri i të varfërve ka shkuar në 5.6 milionë në 2020-ën. Ndërkohë që përqindja e të varfërve është më e lartë në jug, 11.1 për qind, krahasuar me 9.4 për qind në veri.

Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11