Top News – Të vaksinuar dhe të infektuar… / Shtohen rastet, a po funksionon vaksina…
06/11/2021 15:17

Si humbje e mbrojtjes nga vaksina konsiderohen rastet e infektimeve tek njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar dhe megjithatë sëmuren e tregojnë simptomat e Covid-19. Sipas Institutit Robert Koch, në Gjermani nga 1 shkurti i këtij viti janë regjistruar 117.763 të humbjes së mbrojtjes, megjithë vaksinimin (regjistrimi deri në 28.10.2021), rastet, kur personat e infektuar megjithë vaksinimin nuk kanë pasur simptoma nuk janë regjistruar. Por ekspertët thonë se e gjithë kjo nuk duhet lexuar si dështim i vaksinës. Pretendimi që përhapet shpejt në rrjetet sociale, se vaksina nuk vepron është i gabuar. E drejtë është të thuhet, se deri më tani asnjë nga vaksinat nuk ofron mbrojtje 100%. Sipas studimit të autoritetit shëndetësor amerikan, CDC mbrojtja prej vaksinës varion nga 85%-95%. Në Gjermani efektiviteti i vaksinës sipas llogaritjeve të RKI për moshën 18-59 vjeç në 9 muajt e fundit ka qenë në 83%. Për moshën mbi 60 vjeç ky efekt mbrojtës është deri 81%.Në katër javët e fundit mbrojtja nga infektimi është ulur. Sipas RKI efektiviteti i vaksinës për moshën 18-59 vjeç ka rënë në 75%, për moshën mbi 60 vjeç bë 73%. Një nga arsyet për këtë është edhe varianti më ngjitës i virusit, Delta. Por efektiviteti i vaksinës varet edhe nga faktori kohë. "Nuk ka ende persona, që janë të vaksinuar prej më shumë se 1 viti. Prandaj nuk mund të themi me saktësi, se sa zgjat mbrojtja prej vaksinës. Megjithatë, edhe nëse mbrojtja nga infektimi zbehet me kalimin e kohës mbetet mbrojtja nga sëmundja në formë të rëndë. Sipas studimit të CDC-së, të vaksinuarit "janë 8 herë më pak të rrezikuar të infektohen dhe 25 herë më pak të rrezikuar të trajtohen në spital apo të vdesin.

Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12