Top News – Të prekurit nga covidi/ Gjermani, të mos stigmatizohen
26/06/2020 17:26

Zemërimi ndaj njerëzve me koronavirus në dy rajone të Gjermanisë, që janë nën izolim, është "plotësisht i papranueshëm ", tha zëdhënësi i kancelares, Angela Merkel, pas raportimeve se këta persona po shënjestrohen përmes fyerjeve dhe vandalizmit. "Njerëzit nga Guetersloh dhe Uarendorf ndonjëherë fyhen, makinat e tyre janë gërvishtur, kjo është sigurisht një sjellje plotësisht e papranueshme dhe e pështirë", tha Steffen Seibert, në një konferencë për media. "Ne duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin me respekt dhe simpati, veçanërisht në situata të vështira", tha Seibert, duke shtuar se çdokush mund ta gjente veten papritur duke jetuar në një rajon që mund të jetë “pikë e nxehtë” e epidemisë së COVID-19. Të martën, autoritetet gjermane urdhëruan bllokime të reja në këto dy rajone, pas shpërthimit të koronavirusit në një fabrikë mishi, ku janë infektuar më shumë se 1.500 punëtorë. Sidoqoftë, nga 1.655 teste të kryera në popullatën më të gjerë në Guetersloh deri të enjten, vetëm tre ishin pozitive, sipas autoriteteve lokale. Disa shtete gjermane megjithatë kanë thënë se ata do të largojnë turistët e mundshëm nga rajonet e prekura. Kryeministri i shtetit të Rhein-Uestfalisë, Armin Laschet, ka këshilluar njerëzit që të testohen për COVID-19 nëse dëshirojnë të udhëtojnë diku tjetër në Gjermani. Gjermania u bë vendi i parë i madh në Bashkimin Evropian që filloi të lehtësojë kufizimet, rreth shtatë javë më parë.

Top Channel/ Tronditet Gjermania! I akuzuar për eliminimin e 15 pacientëve, nis gjyqi për mjekun
14/07 23:16
Top Channel/ “Arrini marrëveshjen me Ukrainën”, Trump kërcënon Rusinë: Afat deri në…
14/07 23:13
Top Channel/ “Përvëlohet” Spanja! I nxehti bën kërdinë, bilanc tragjik viktimash brenda dy muajsh
14/07 23:06
Top Channel/ Prapaskenat e lëvizjes së Trump, takimi me Zelenskyn tek telefonata Putin
14/07 21:50
Top News – ‘Sekretet’ e telefonatave. Sapo Trump mbyll telefonin, Putin bombardon Ukrainën
14/07 20:45
Top Channel/ Trump, ultimatum Putin: Jepi fund luftés brenda 50 ditësh!
14/07 19:35
Top Channel/ Kur dhe kush e pret Trump ne Londer ne shtator!
14/07 15:49
Top News – Presidenti i Iranit u plagos / Sulmet e Izraelit shumë të sakta, Teherani nis hetimin
14/07 15:22
Top News – Franca ‘tregon dhëmbët’, gati për luftë / Paradë e madhe ushtarake në ditën e Bastijës
14/07 14:58
Top News – Shefi i ushtrisë ‘hyn’ në llogore / Inspekton forcat ruse që luftojnë në Ukrainën lindore
14/07 14:55
Top News – Trump, i tërbuar me Putinin / ‘Tregohet xhentil gjatë ditës, sulmon gjatë natës’
14/07 14:51
Top News – Lëkundet toka në 50 qytete…Turistët të frikësuar, tërmet i fuqishëm në Spanjë
14/07 12:52
Top News – I dërguari i Trumpit në Kiev / Do diskutojë për sigurinë dhe sanksionet mbi Rusinë
14/07 12:41
Top Channel/ Plani anti-gomone Starmer-Macron, mund te “mbytet” para se te aplikohet!
14/07 12:22
Top Channel/Macron jep alarmin: Europa, përballë kërcënimit më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore!
14/07 12:22
Top Channel/ BE do godasë SHBA-në, Tajani: Gati tarifat 231 miliardë euro!
14/07 12:21
Top News – BE gati për hakmarrje ndaj SHBA-së / Tarifa shtesë nëse nuk ka një marrëveshje
14/07 12:20
Top News – Trump ‘bën biznes’ me Patriotët / ’Ia jep’ Ukrainës, por paguan Bashkimi Evropian
14/07 12:12
Top News – Spanja nën ‘pushtim’ nga turistët / Vetë spanjollët nuk shijojnë dot plazhet e tyre
14/07 12:09
Top News – Trump shkon te Mbreti në shtator / Lideri i parë që pritet në dy vizita shtetërore
14/07 11:57