Një vit më parë Shqipëria bëri disa ndryshime në legjislacion, duke shtuar një pikë në nenin e Kodit Penal që bën fjalë për braktisjen e fëmijëve. Madje, në zbatim të këtij vendimi pati një shtim të numrit të denoncimeve nga Policia në Prokurori e më pas në Gjykatë. E gjithë kjo, pas konstatimeve që vinin nga jashtë vendit, se shumë fëmijë të mbërritur në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian kërkon azil, pasi prindërit i braktisnin.