Top News – Ethet e mandatit të katërt. Rama përgatit kabinetin, ndryshimet që priten
03/09/2025 16:16

Ethet e mandatit të katërt qeverisës po shtohen mes të majtëve teksa afron dita kur kryesocialisti, Edi Rama do të ngjitet në podium për të njoftuar emrat që do jenë pjesë e këshillit të ministrave, ndryshimet në strukturat e Partisë Socialiste dhe në çështjet parlamentare. Në orën 9:30, në periferi të Tiranës, ashtu siç e do tradita, do të mbajë fjalën shefi i ekzekutivit, Edi Rama, i cili ruan ekzkluzivitetin e përzgjedhjeve që do të bëjë për postet ministrore. Fundi i mandatit të tretë tregoi se identikiti që Rama kërkon për drejtimin e dikastereve ministrore, kryesisht lidhet me figura tekniciene, të papërfolura në publik dhe që nuk kanë hesape me institucionet e drejtësisë. Agjenda e asamblesë, fillon me miratimin e rendit të ditës, fjalën e kyretarit Edi Rama, e më pas një minutazh i dedikuar për mendime, pyetje dhe diskutime. Në korridoret e Partisë Socialiste qarkullojnë disa emra të cilat mund të ngjiten drejt kabinetit qeveritar. Që në momentin kur socialisti Ervin Demo dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë së Berat, për të kandiduar për deputet, mes të majtëve nuk munguan zërat që e projektonin në atë në një ministri me profil ekonomik e financiar. Ndërkohë gjatë ditëve të fundit, nuk janë përjashtuar mundësitë për të pasur disa rikthime gjatë këtij mandati, duke filluar nga Taulant Balla, në postin e kryetarit të grupit parlamentar dhe Damian Gjiknuri në kabinet qeveritar, por kësaj here tek bujqësia, një sektor me prioritet për grupkapitullin e pestë të negociatave, për të cilin Shqipëria po përgatit pozicionin negociues e që pritet të ketë një komision të dedikuar në kryesinë e kuvendit.

Top Channel/ Makina del nga rruga në bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në spital
02/10 16:47
Top Channel/ Tenesi pezullon ekzekutimet, avokatët kërkojnë burgim të përjetshëm për 50-vjeçaren
02/10 15:55
Top Channel/ Kuqezinjtë mbrojnë kreun ndaj Finlandës, sfida nesër në orën 15:00 në DigitAlb
02/10 15:49
Top Channel/ Durrësi çel bienalen e artit. Arkond Canaj fiton çmimin e parë
02/10 15:49
Top Channel/ Kanceri i gjirit prek 19 burra. Shifra më e lartë për meshkujt në 2025
02/10 15:49
Top Channel/ Peqin, me helikopter mbi flakët. Digjen ullishte e shkurre në Galush
02/10 15:49
Top Channel/ SPAK nis kontrollet në banesën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente të Mbrojtjes
02/10 15:48
Top Channel/ Ngordhën 300 tonë peshq. Ekspertja: Duhen 20 vite për rikthimin e faunës në rezervuar
02/10 15:26
Top Channel/ Murtaja vret 700 bagëti. Sëmundja shfaqet në Vlorë dhe shkatërron fermat blegtorale
02/10 15:19
Top Channel/ Adrian Hila hetohet për cenim të privatësisë, policia kërkon burimin e videove
02/10 15:18
Top Channel/ Mbi 100 projekte për turizmin. Forumi në Tiranë mbledh investitorë e marka hoteliere
02/10 15:10
Top Channel/ Reforma territoriale krijon debat. Mziu akuzon për dosje bosh, Memaliaj proteston
02/10 15:08
Top Channel/ Rama: Me SPAK Po pastrojmë vendin. Kryeministri, rezerva për procedurat e drejtësisë
02/10 15:05
Top News – Ndarja ndan edhe më keq. PS këmbëngul për territorialen, PD: Antikushtetuese
02/10 15:04
Top News – SPAK bastis vilën e Ron Yeffet. Sekuestrohen shkresa edhe te Ministria e Mbrojtjes
02/10 14:54
Top Channel/‘Prezantimi ka mbaru punë’, Bylykbashi përplaset te Ligjet me Manjen:Ai ka…
02/10 14:43
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36
Top Channel/ Boci: Po shkrini bashki kundër vullnetit të njerëzve, ndërpriteni këtë teatër sepse…
02/10 14:22
Top News – ‘E dhunova një ditë më parë’. Eraldo Fizi dëshmon në gjykatë– Do përballem me pasojat
02/10 14:22
Top Channel/ ‘Këtë komision po e vdisni nga mërzia’,Strazimiri:Këto kritere më kujtojnë ato gocat…
02/10 14:22