Top News – Të godasësh në shenjë! Holandezi imagjinon fjalëkalimin dhe hyn në llogarinë e Trump-it
23/10/2020 14:38

Nuk ndodh shpesh që të marrësh një mesazh falenderues nga CIA apo FBI. Por nëse dikush arrin të hyjë në profilin zyrtar në Twitter të presidentit amerikan, pa bërë asnjë krim, por thjesht duke imagjinuar passwordin, e më pas sinjalizon nivelin e ulët të sigurisë së llogarisë, falenderimin e ka merituar. Dhe bëhet fjalë në fakt për holandezin Viktor Gevers, ekspert i sigurisë informatike. Passwordi i llogarisë maga2020, thjesht ishte imagjinuar prej tij, por Twitter-i e ka përgënjeshtruar. Sidoqoftë, Gevers ka mundur të hyjë në profilin e Trump-it në tentativën e pestë, duke shkruar maga2020, akronim për sloganin e trumpit Make Amerika Great Again. Në një çast ai e ka gjetur veten në një llogari me 87 milionë ndjekës. “Prisja që të bllokohesha pas katër provash, ose të paktën të më kërkoheshin informacione shtesë”, ka treguar kërkuesi. Për Gevers bëhet fjalë në fakt për një përsëritje. Në 2016-ën ai ia kishte dalë mbanë në të njëjtën sipërmarrje, sërish në adresën e Trump-it, kur ai ishte thjesht kandidat për Shtëpinë e Bardhë. Dhe e kishte bërë këtë duke përdorur një tjetër frazë alla Trump, “yourefired”. Pas ngjarjes, kërkuesi ka tentuar të kontaktojë përmes Twitter-it ekipin e fushatës elektorale të Trump-it për të sinjalizuar mangësinë, duke informuar edhe Shtëpinë e Bardhë, CIA-n dhe FBI-në, fillimisht pa sukses. Vetëm dy ditë më pas, shërbimet e kanë kontaktuar për ta falenderuar.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20