Shefi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg njoftoi se kompania e tij do të riemërtohet duke u quajtur Meta, në një përpjekje për të përfshirë vizionin e saj për të ardhmen mbi realitetin virtual, atë që zoti Zuckerberg e quan “metavers”. “Metavers” është një mjedis i realitetin virtual ku përdoruesit mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në një hapësirë thjesht dixhitale. Skeptikët e shohin këtë lëvizje, si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga të ashtuqujtuarat "Facebook Papers", një dokument i rrjedhur e bërë publik nga një konsorcium organizatash mediatike, që përfshin edhe agjencinë "Associated Press".