Top Channel/ Vizita e parë jashtë, Papa do të shkojë në Turqi dhe Liban
27/10/2025 22:59

Papa Leoni XIV do të vizitojë tetë qytete në Turqi dhe Liban gjatë muajit nëntor, ka bërë të ditur Vatikani të hënën. Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë Italisë si papë. Leoni, papa i parë amerikan, do të vizitojë Turqinë nga 27 deri në 30 nëntor dhe më pas do të jetë në Liban nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor. Paraardhësi i Leonit, Papa Françesku, kishte planifikuar të vizitonte të dy vendet, por nuk mundi të shkonte për shkak të shëndetit të tij të përkeqësuar. Françesku vdiq më 21 prill dhe Leoni u zgjodh si papa i ri më 8 maj nga kardinalët e botës. Një pjesë qendrore e vizitës në Turqi do të jenë disa ngjarje të përbashkëta me Patriarkun Bartolomeu, udhëheqësin shpirtëror të 260 milionë të krishterëve ortodoksë të botës, i cili jeton në Stamboll. Leoni do të takohet gjithashtu me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan (Rexhep Tajip Erdoan) në kryeqytetin Ankara, do të vizitojë Xhaminë Blu në Stamboll, dhe do të kremtojë një Meshë Katolike në “Volksëagen Arena” (Volksvagen Arena) të Stambollit. Në Liban, Papa do të takohet me presidentin Joseph Aoun në Bejrut, do të organizojë një takim ndërfetar dhe do të drejtojë një Meshë në natyrë në bregdetin e Bejrutit. Papa do të lutet gjithashtu në vendin e shpërthimit kimik të vitit 2020 në portin e Bejrutit që vrau 200 njerëz dhe shkaktoi dëme me vlerë miliarda dollarë.

Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08
Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59