Top Channel/ Panik nga tërmeti në Turqi, lëkundje me magnitudë 6
27/10/2025 23:23

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Turqi, me epiqendër rreth 8 kilometra nga Sindirgi dhe 59 kilometra nga Balikesiri, kryeqyteti rajonal. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, lëkundjet u shënuan në një thellësi prej 10 kilometrash. Deri më tani nuk ka raportime për viktima, por autoritetet turke kanë nisur menjëherë verifikimet në terren. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, tha se pas tërmetit “të gjitha ekipet nga institucionet përkatëse filluan menjëherë punën në terren”. Pamje të publikuara nga agjenci lajmesh lokale tregojnë shembjen e disa ndërtesave në Sindirgi. Ekipet e kërkim-shpëtimit po kontrollojnë zonat e prekura, ndërsa banorët janë udhëzuar të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara. Ky është tërmeti i dytë i rëndë që godet këtë rajon brenda këtij viti. Në gusht, një tjetër tërmet me të njëjtën magnitudë la një të vdekur dhe 29 të plagosur. Turqia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj rrezikut sizmik, pasi shtrihet mbi disa vija të fuqishme tërmetesh. Kujtojmë se në shkurt 2023, një tërmet shkatërrimtar në juglindje të vendit shkaktoi më shumë se 53 mijë viktima.

Top News – Marinsi amerikan akuzohet për vrasje / Japonia proteston: Një incident brutal dhe mizor
04/10 12:01
Top News – Do të rrëzojnë dronët reaktivë…/ Gjermania e Ukraina vulosin marrëveshjen, Merz në Kiev
04/10 11:59
Top Channel/ Merz, në Kiev mes bombave/ Kancelari viziton Ukrainën pas ofensivës ajrore ruse,
04/10 11:44
Top News – Putin me ‘doktrinë të re’ në Ukrainë / Zelenski vë në shënjestër rafineritë e naftës
04/10 11:41
Top News – Sulmet e Iranit ndëshkojnë rafineritë / Tani vetëm naftë e papërpunuar nga Lindja e Mesme
04/10 11:33
Top News – Rusia paralajmëron-Ikni nga Ukraina / Zelenski e Putini, ‘dhëmb për dhëmb’, sulme të reja
04/10 11:31
Top Channel/ Ukrainë, 15 mijë të vrarë e plagosur/ OKB: Bilanc tronditës për 2026, rritje prej 55%
04/10 10:42
Top News – Pakti bërthamor i Trump me Arabinë Saudite. Senatorët amerikanë kërkojnë votim rezolute
04/10 10:06
Top Channel/ Komploti ndaj bazës së Shba. Irani mohon akuzat se nxiti terroristët
03/10 23:19
Top News- Përmbytje të fuqishme në Spanjë, çmendet moti, lumenj balte vërshojnë drejt qyteteve
03/10 22:30
Top News- Alarm në SHBA, zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord
03/10 22:23
Top News- Dy doza vdekjeprurëse nuk e vranë, incidenti sjell dorëheqjen e kreut të burgjeve
03/10 22:14
Top News – Zbehet fuqia e Iranit në Hormuz. Nafta e papërpunuar rikthehet në nivelet e paraluftës
03/10 22:00
Top Channel/ Dodik: Bosnja ka vdekur. Lideri ekstremist i serbëve sulmon edhe ish-krerët e UÇK-së
03/10 21:52
Top News – Moti i keq shkatërron Kretën. Makina në det, shtëpi të përmbytura dhe rrugë të dëmtuara
03/10 21:30
Top News – Kim Jong Un teston raketat balistike/ Koreja e Veriut ‘ i tregon dhëmbët’ botës
03/10 21:00
Top News – Protesta kundër rritjes së qirave. Kriza e strehimit, spanjollët mbushin sheshet
03/10 20:00
Top Channel/ Thesari bizantin kthehet në Greqi. Bullgaria merr në këmbim eshtrat e Car Samuilit
03/10 19:55
Top News – Gjysma e Britanisë dëshiron sërish BE-në. Si mund të forcohet vota e Partisë Laburiste
03/10 19:10
Top Channel/“Do kthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë”: Befason me deklaratën aktivisti austriak!
03/10 17:42