Top News/ Tanket izraelite rrethojnë Rafahun / Civilët ‘në arrati’ sërish, OKB lëshon alarmin
14/05/2024 14:31

Tanket izraelite u futën më thellë në Rafah lindor të martën, duke arritur në disa lagje të banuara të qytetit kufitar jugor ku më shumë se një milion njerëz ishin strehuar pasi ishin zhvendosur në shtatë muaj luftë. Aleatët ndërkombëtarë të Izraelit dhe grupet e ndihmave kanë kërkuar vazhdimisht të mos nisë sulmi tokësor në Rafahun e mbushur me refugjatë, duke paralajmëruar për një katastrofë të mundshme humanitare. Kryeministri i Katarit Sheiku Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani tha se operacionet e Izraelit në Rafah kanë frenuar përpjekjet për të arritur një armëpushim në bisedimet që janë duke u ndërmjetësuar nga Katari dhe Egjipti, megjithëse negociatat do të vazhdojnë. Izraeli është zotuar të vazhdojë me planin e sulmit në Rafah edhe pa mbështetjen e aleatëve, duke thënë se operacioni i tij është i nevojshëm për të çrrënjosur katër batalionet e mbetura të Hamasit në qytet. Krahu i armatosur i Hamasit tha se kishte shkatërruar një transportues trupash izraelite me një raketë Al-Yassin 105 në lagjen lindore Al-Salam, duke vrarë disa trupa e duke plagosur të tjerë. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nuk kanë bërë komente për këtë raport por thanë se kishin eliminuar "disa celula të armatosura terroriste" në luftime në afërsi të pikës kufitare të Rafahut, që lidh gazën me egjiptin. Izraeli lëshoi urdhra evakuimi për njerëzit që të largoheshin nga pjesët e Rafahut lindor një javë më parë, me një raund të dytë urdhrash që shtrihej edhe në zona të tjera të shtunën. UNRËA, agjencia kryesore e ndihmës e Kombeve të Bashkuara në Gaza, vlerëson se rreth 450,000 njerëz janë larguar nga Rafahu që nga 6 maji. "Njerëzit përballen me lodhje të vazhdueshme, uri dhe frikë. Askund nuk janë të sigurt," shkroi agjencia në platformën X.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55