Top News – Tani vuloset fati i Trump/ SHBA, kolegji zgjedhor nis votimin
14/12/2020 21:31

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë nisur votimin në shtete të ndryshme për të certifikuar zyrtarisht demokratin Joe Biden si presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara. Por presidenti aktual, Donald Trump, vazhdon të këmbëngulë në mënyrë të pasaktë se ai ka fituar në zgjedhjet e muajit të kaluar."Kjo çështje nuk është mbyllur", tha Trump për televizionin Fox News njw dite me pare megjithëse dhjetera padi lidhur me pretendimet e tij se po i mohohet padrejtësisht një mandat i dytë, janë hedhur poshtë nga gjykatat."Ne vazhdojmë përpjekjet. Kemi çështje të shumta në shkallë lokale. Ne fituam në Pensilvani. Fituam në Miçigan. Fituam në Xhorxhia me diferencë të madhe”, shtoi ai. Por zyrtarët e zgjedhjeve në shtete kanë arritur përfundim tjetër dhe anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë mbledhur të hënën në kryeqytetet e shteteve në të gjithë vendin, kur pritet të konfirmojnë se Biden, siguroi 306 vota elektorale, nga 270 që është minimum i nevojshëm për të fituar.Votat e Kolegjit Zgjedhor pritet të konfirmojnë se demokrati ka siguruar 306 vota elektorale, ndërsa Presidenti Trump 232, i njëjti rezultat me të cilin Trump fitoi ndaj demokrates Hillary Clinton në 2016, kur ai e quajti atë një fitore të thellë. Kolegji Zgjedhor është ai që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA e jo vota popullore, megjithëse Biden kryeson edhe në atë kategori, me më shumë se 7 milionë vota. Kongresi e rishikon dhe finalizon rezultatin zyrtar të Kolegjit Zgjedhor më 6 Janar.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20