Top News – Tallin Trumpin, shpallin fitoren / Posterat e luftës në Teheran, propagandë e regjimit
04/10/2026 13:23

Postera gjigantë në muret e Teheranit, që tallin presidentin amerikan Donald Trump dhe shfaqin dronë amerikanë nën çizmen e një ushtari iranian, ofrojnë një kronikë të luftës së Iranit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. AFP ka siguruar një mundësi të rrallë për të ndjekur nga afër një ekip që krijon këto postera me mesazhe anti-amerikane që vendosen në pika të spikatura në Teheran, ku ato shihen çdo ditë nga turma të mëdha kalimtarësh, përfshirë sheshin e famshëm Valiasr të qytetit. "Khaneh-ye Tarrahan" (Shtëpia e Dizajnerëve) krijoi një imazh gjigant ku buzët e Trumpit duken të qepura dhe goja e tij e mbyllur me maskë, me ngushticën e Hormuzit të vendosur aty, shoqëruar nga mbishkrimi: "Në pikën e thyerjes". "Kur shfaqen lajme të reja, ekipi mobilizohet: gjenerohen ide, dizajnerët grafikë marrin udhëzimet dhe ne bashkëpunojmë," thotë Mostafa Kafaei, 32 vjeç, i cili drejton studion. Studioja vepron nën ombrellën e një prej konglomerateve më të mëdha shtetërore të medias në vend. Posterat financohen nga qeveria dhe përdoren për të përcjellë mesazhet e saj tek një audiencë e gjerë. Një poster nga një studio tjetër shfaq Trumpin të bllokuar brenda një kutie magjistari, duke mbajtur në duar një Coca-Cola dhe një hamburger, me mbishkrimin: "Mjafton një pulitje sysh dhe zhdukesh!" Posteri i referohet një incidenti të ndodhur në korrik në Turqi, ku Trump u transferua fshehurazi nga avioni presidencial "Air Force One" në një avion tjetër përmes një kamioncine shërbimi ushqimesh, për shkak të një kërcënimi sigurie. Një tjetër tabelë gjigante e vendosur së fundmi në Teheran tregon një ushtar iranian që shkel një dron nënujor amerikan, duke ilustruar një "kapje" të fundit në ngushticën e Hormuzit nga Garda Revolucionare e Iranit dhe duke u mburrur se "biznesi po ecën mirë". Një reklamë tjetër shfaq një luftëtar mitik që qëndron në mes të detit të trazuar ndërsa anijet luftarake amerikane digjen, shoqëruar me mesazhin: "Ushtria e Satanit do të mbytet në Gjirin Persik".

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52