Luftëtarët talebanë bënë një paradë mes për mes një qyteti në veri perëndim të afganistanit, duke demonstruar forcën, disa ditë pasi përforcime u dërguan atje për të shuar zemërimin pas arrestimit të një komandanti me shumë mbështetje në zonë. Protestat shpërthyen javën e kaluar në Maymana, kryeqytet i provincës Faryab, pasi një komandant taleban uzbek u arrestua për lidhje të mundshme me një komplot rrëmbimi. Zemërimi ndezi frikën për tensione mes civilëve uzbekë dhe atyre pashtun e luftëtarëve talebanë, me raporte të pakonfirmuara se anëtarë të të dyja grupeve etnike ishin vrarë në luftime mes tyre.