Top News-‘Takso të pasurit, po fshehin fitimet/’Braçe-të vendosim ekuilibër të ri në sistemin fiskal
13/10/2021 17:03

Deputeti Erion Braçe, i kthyer tashmë në një zë opozitar brenda maxhorancës socialiste edhe një herë ka theksuar se kompanitë e mëdha po fshehin fitimet. Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shpërndan një lajm ku thuhet se për vitin 2022 strategjia e BE është që të taksojë të pasurit dhe të ndihmojë biznesin e vogël. Braçe është ndalur me shifra konkrete se sa kanë paguar realisht kompanitë e mëdha në shtetit. Sipas tij, një kompani private në vend deklaron fitim 1.1% të xhiros, me 0.2% të xhiros tatim fitimi të paguar deri në qershor. Teksa publikon edhe shifra të tjerë konkretë, ai bën edhe një herë thirrje që të taksohen të pasurit dhe të ndihmohet biznesi i vogël. “Nuk qenka thjesht “e majte”! As si reminishence, as si populizem! Gjysmen, lehtesimin e BIZNESIT TE VOGEL e kemi bere. Por të shohësh xhiron, fitimin, tatimin mbi fitimin e 100 VIP-ave të ekonomisë sonë, kupton se kemi shume shume pune per te bere; kompania më e madhe në shpërndarjen dhe tregtinë e mallrave, ushqimeve e pijeve deklaron fitim 3.6 % të xhiros, 0.5 % të xhiros tatim fitimi të paguar deri ne qershor”, thotë Brace në postimin e tij. Ai vijon më tej duke marrë në analizë të të gjitha të dhënat që lidhen me taksat që paguajnë për tatim fitimin kompanitë kryesore në vend, si ato të ndërtimeve të supermarketeve, të shërbimeve spitalore. “Kompania më e madhe e furnizimit me inputet bujqësore, fara, fidanë, plehra kimike etj, deklaron fitim 8.5% të xhiros, tatim fitimi 1.2 % të saj; TAKSO TË PASURIT, nuk është urrejtja e Erion Braçes kundër të pasurve të këtij vendi, nga Samir Mane tek Fiqiri Ismaili. Por është një ekuilibër i ri në sistemin fiskal që vendos drejtësi duke mbledhur të ardhurat e çdo punëtori, çdo sipërmarrësi- fitime nga kapitali, dividentët, aksionet, qiratë, depozitat etj. dhe tatuar në shkallë progresive të arsyeshme, që mbron fort punëtorët dhe shtresën e mesme; rrëzuar sistemin e përjashtimeve, favoreve që ju kanë mundësuar të pasurve të paguajnë kaq pak tatime”, thotë Braçe në postimin e tij në rrjetet sociale.

Top Channel/ Vijon e tensionuar protesta, protestuesit hedhin breshëri fishekzjarrësh drejt policisë
19/10 18:37
Top Channel/ Tensionohet situata në protestë, policia marshon drejt tyre,tubuesit ndahen në dy grupe
19/10 18:34
Top Channel/ Tensione në protestë, gaz lotsjellës dhe molotovë ndaj Ministrisë së Brendshme
19/10 18:24
Top Channel/ Qetësi në protestë, protestuesit qëndrojnë para Kryeministrisë
19/10 18:08
Top News- ‘Gjykata e papërgjegjshme, liron protestuesit’. Rama mbron policinë: Shihni në Francë
19/10 17:39
Top News- Ndalohet protestuesi i mitur / Tentoi grabitjen e një bankomati gjatë trazirave
19/10 17:30
Top Channel/ Tension në protestë, protestuesja shtrihet në mes të asfaltit
19/10 17:19
Top Channel/ Protestuesit ironizojnë deklaratën e Ramës, hedhin dollarë fals drejt policëve
19/10 17:19
Top Channel/ Dy vëllezër vriten në Bathore.Plagoset vëllai i tretë,i vrau komshiu. Sherr për avllinë
19/10 16:38
Top Channel/ Protesta në ditën e shtatë. Të rinjtë grumbullohen sërish, policia nis shoqërimet
19/10 16:37
Top Channel/ Protesta nis me gurë, gaz dhe ujë. Protestuesit sulmojnë gjykatën e Apelit
19/10 16:37
Top Channel/ Tentoi të vidhte një bankomat gjatë trazirave të protestës, identifikohet autorët
19/10 16:21
Top Channel/ “Nuk ju vjen turp”, protestuesit para Kryeministrisë i hedhin dollarë policisë
19/10 16:21
Top Channel/ Tensione pranë qendrës dhe tym! Arrestime të të rinjve, një polic i lënduar
19/10 16:02
Top Channel/ Berisha, akuza ndaj SPAK. Pas paraqitjes në prokurori, kërkon vijimin e protestave
19/10 15:39
Top Channel/ NATO demostron forcën në Shqipëri. 8 anije stërvitjen afër Karaburunit e Sazanit
19/10 15:39
Top Channel/ Haxhiu: Dëgjoni protestuesit. Kërkon ndaljen e dhunës nga të dyja palët
19/10 15:37
Top Channel/ Pedagogët kërkojnë dorëheqjen. Mbi 730 firmëtarë dënojnë dhunën ndaj studentëve
19/10 15:35
Top Channel/ Rama përgjigje shoqatave: Dialog pa asnjë kusht, por dënoni dhunën
19/10 15:34
Top Channel/ 302 të lënduar nga protestat. Në spital vijojnë trajtimin policë dhe protestues
19/10 15:25