Top News – Takimi i Milanoviç me Ramën/ Kroacia, hetim vizitës private
27/08/2020 19:18

Jehona e vizitës private të presidentit kroat Zoran Milanoviç në Shqipëri më shumë se dy javë më pare, nuk është fashitur ende në mediat vendase. Sipas tyre, kreu I shtetit përdori një jaht 39 metra të marinës kroate, i quajtur “Učka” dhe një helikopter ushtarak për këtë ndalesë gjatë të cilës u takua me kryeministrin Edi Rama. Duket se ky udhëtim I Milanovicit ka përfunduar në tryezën e Komisionit të Konfliktit të interesit, I cili po heton për shkelje. Nova Tv thotë se ka marrë nga ministria kroate e mbrojtjes konfirmimin që presidenti ka pasur në dispozicion nga data 11 deri ne 14 gusht, kohë kjo kur vizitoi Shqipërinë, një anije ushtarake dhe një helicopter. Kostoja totale e transportit llogaritet në më shumë se 100 mijë kuna apo rreth 13 mijë euro. Mësohet sakaq se presidenca kishte njoftuar mediat në 12 gusht se Milanovic po qëndronte privatisht në Shqipëri, me ftesë personale të Kryeministrit shqiptar, por më vonë, në një deklaratë drejtuar Komisionit për Konfliktin e Interesit, ajo u shpreh se vizita ishte “ pjesë e detyrave presidenciale ”. Një përgjigje kjo që me sa duket nuk e ka kënaqur komisionin, i cili nga sa pohon shtypi vendas, do të kërkojë sqarime dhe dokumentacion shtesë nga Zyra e Presidentit në lidhje me qëndrimin e Milanoviç në Shqipëri. “Nga njëra anë, pretendohet është vizitë private, nga ana tjetër, na është thënë në përgjigje se është zyrtare, pra këtu kemi një kontradiktë. Patjetër kemi nevojë për dokumente që do të mbështesin ato që thonë”, tha kryetarja e Komisionit Natasa Novakovic. Nëse vizita hyn tek detyrat presidenciale, atëherë kostoja e udhëtimit, pra transporti, mbulohet nga buxheti i shtetit.

Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
DIGITALB DIGITALB