Top News – Takim i afërt Biden-Putin / Kremlini-kanë nisur përgatitjet, kontakte me amerikanët
18/11/2021 16:13

Kremlini tha të enjten se një bisedë telefonike këtë javë mes zyrtarëve më të lartë të sigurisë të shba-së dhe Rusisë, ishte pjesë e përgatitjeve për bisedime mes presidentëve Vladimir Putin dhe Joe Biden, më i fundit në një seri sinjalesh se Moska është e gatshme për një takim të dytë mes dy liderëve. Sekretari i këshillit rus të sigurisë Nikolai Patrushev dhe këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, diskutuan për sigurinë kibernetike, ukrainën dhe krizën e emigrantëve në kufirin bjellorus në bisedën e tyre telefonike të mërkurën – tha Kremlini. Kjo ishte e gjitha në kuadër të përgatitjeve për kontakt të nivelit më të lartë – tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov. Në komunikimet e fundit ai ka lënë të kuptohet për mundësinë e një takimi të dytë mes Biden dhe Putin, pas atij të zhvilluar në gjenevë në qershor, edhe pse lista e mosmarrëveshjeve mes Moskës dhe Uashingtonit është zgjatur akoma më shumë. Javën e kaluar, SHBA akuzoi rusinë për sjellje kërcënuese drejt Ukrainës dhe kryerjen e një testi raketor në hapësirë që tha se kishte krijuar mbetje që mund të kërcënonin stacionin hapësinor ndërkombëtar. Rusia në anën tjetër, ka akuzuar Uashingtonin për manovra ushtarake provokuese në detin e zi.

Top News – Trump fajësoi paracetamolin. Agjencia e BE- Nuk ka asnjë lidhje mes tij dhe autizimit
23/09 16:52
Top News – Po heton krimet e Izraelit. SHBA drejt sanksioneve për Gjykatën Penale Ndërkombëtare
23/09 15:18
Top Channel/ Mjekët europianë kundër Trump: Paracetamoli, jo është shkak për autizëm
23/09 15:14
Top Channel/ Mos na testoni durimin: NATO paralajmëron Rusinë- Nuk e kemi harruar Nenin 5!
23/09 15:06
Top News – Polonia kërcënon Rusinë në OKB: Mos u anko kur avionët të rrëzohen në qiejt e NATO-s
23/09 14:44
Top Channel/ Antifa: Trump shpall organizatë terroriste “armiken e deklaruar”!
23/09 14:39
Top News – Rusia ‘sulm serioz’ ndaj Danimarkës / ‘Dora e Moskës’ te dronët mbi aeroporte
23/09 14:30
Top News – NATO hyn në Ukrainë, pushton Moldavinë/ Pretendimi i Rusisë: Trupat po mblidhen në Rumani
23/09 14:28
Top News – Macron ndalohet nga policia në Nju Jork/ I telefonon Trumpit menjëherë: Për fajin tënd…
23/09 14:14
Top News – ‘Gatishmëri lufte’ në Evropë / Suedia apelon: Përgatituni për konflikt të armatosur
23/09 13:52
Top News – Po vjen stuhia më e madhe në botë! Mbyllet gjithë Hong Kongu, kërcënon tajfuni Ragasa
23/09 13:26
Top News – Paracetamoli është i sigurt! Agjencia Evropiane e Barnave qetëson njerëzit
23/09 13:24
Top Channel/ Disney rikthen emisionin e Jimmy Kimmel: “E kuptoi gabimin…”
23/09 12:18
Top News – Ukraina nuk pret mrekulli…Zelenski në SHBA, flet në OKB dhe takon Trumpin
23/09 12:15
Top News – Hungaria nuk i bindet Trumpit / Refuzon të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia
23/09 12:14
Top News- Në muze apo koleksionin e një sheiku / Diamanti më i madh në botë pret të shkojë në shtëpi
23/09 12:13
Top Channel/ Erë lufte në Europë, shokon Suedia: Filloni përgatitjet për një konflikt të armatosur!
23/09 12:12
Top News – U pezullua pas komenteve për Charlie Kirk. Disney ‘rehabiliton’ Jimmy Kimmel
23/09 12:04
Top Channel/ Dronë në qiell, mbyllen aeroportet në Kopenhagen e Oslo: “Janë rusë”!
23/09 12:03
Top Channel/ Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, ekspertët: Ky është “vetëm fillimi”?!
23/09 12:02