Monedha europiane po dobësohet ndjeshëm në tregun valutor. Trendi rënës i euros e ka çuar në nivelin e këmbimit me 105.62 lekë këtë të premte, dhe duket se janë disa faktorë ekonomikë në eurozonë që po godasin vlerën e monedhës së përbashkët. Tre muajt e parë të këtij viti, eurozona ra në recesion për shkak të shtrenjtimit të kostos së jetesës që rëndoi shpenzimet e konsumatorëve. Shifrat nga Eurostat , tregojnë se produkti i brendshëm bruto ra me 0.1 për qind në tremujorin e parë të këtij viti.