Çmimi i banesave u frenua në gjysmën e parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë thotë se indeksi fisher i banesave u rrit me 10 për qind në krahasim me një vit më parë, por ngeci në periudhën janar-qershor 2026 në krahasim me periudhën korrik-dhjetor 2025. Përjashtim nga ky trend bën Tirana. Banka thotë se agjentët e tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe përfaqësuesit e kompanive të ndërtimit të intervistuar si pjesë e vrojtimit të tregut të banesave theksojnë se për Tiranën, indeksi i çmimeve u rrit me 10 për qind në terma gjashtëmujorë dhe 9 për qind në terma vjetoërë.