Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe homologu i saj në Mbretërinë e Bashkuar Rishi Sunak duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të frenuar imigracionin e paligjshëm në Mesdhe dhe Kanalin anglez, gjatë një takimi në Londër. Italia ndodhet në alarm për shkak të emigrantëve nga Libia dhe vendet e Lindjes së Mesme, ndërsa Britania kërkon frenimin e emigrantëve nga Shqipëria.