Top News – Sulmi që ndryshoi botën…24 vite nga rrëzimi i kullave binjake, imazhet historike
11/09/2025 15:55

Mëngjesin e 11 shtatorit 2001, nëntëmbëdhjetë terroristë të Al Kaedës morën kontrollin e katër avionëve që udhëtonin drejt Kalifornisë. Rrëmbyesit përplasën dy Boeing 767 mbi Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë. Një sulm në zemër të Nju Jorkut, të Amerikës dhe të të gjithë botës perëndimore. Imazhet e atij sulmi janë ende të gjalla në kujtimet e atyre që i panë, të mbërthyer para ekraneve të televizorëve, duke mos u besuar syve. Avioni i parë, Fluturimi 11 i American Airlines, u përplas me Kullën Veriore, mes katit të 93-të dhe të 99-të, në orën 8:46 minuta. I dyti, Fluturimi 175 i United Airlines, goditi Kullën Jugore, mes katit të 78-të dhe të 84-t, në orën 9:03 të mëngjesit. Rreth një orë më vonë, saktësisht 56 minuta më vonë, qiellgërvishtësja u shemb dhe pamjet u transmetuan drejtpërdrejt në të gjithë botën. Në orën 10:28 të mëngjesit, ndërtesa e parë që u godit gjithashtu u shemb, duke fshirë Kullat Binjake ikonike nga horizonti i Nju Jorkut. Avioni i tretë, Fluturimi 77 i American Airlines, u përplas me Pentagonin. Avioni i katërt, Fluturimi 93 i United Airlines, të cilin terroristët kishin ndërmend ta përdornin për të sulmuar Kapitolin ose Shtëpinë e Bardhë në Uashington, u rrëzua pranë Shanksville, në Pensilvani. Regjistrimet nga kutitë e zeza zbuluan se pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u përpoqën, pa sukses, të rifitonin kontrollin e avionit. Numri i viktimave të sulmeve që ndikuan thellësisht në historinë e shekullit të 21-të dhe më tej, ishte 2,996 të vdekur, 6,400 të plagosur dhe 24 të zhdukur. Një masakër e pamundur për t'u harruar.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48