Top News – Sulmi në Zelandën e Re/ Vendi forcon ligjet kundër terrorizmit
04/09/2021 14:33

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është zotuar se do të forcojë ligjet kundër terrorizmit pas incidentit të së premtes kur një sulmues me thikë plagosi shtatë persona në një supermarket. "Ne duhet të jemi të gatshëm të bëjmë ndryshimet që mund ta ndryshojnë të ardhmen", tha ajo në një konferencë për media. Sulmuesi, një shtetas i Shri Lankës dhe mbështetës i njohur i grupit terrorist Shteti Islamik, u qëllua për vdekje nga policia. Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ardern, e quajti incidentin si një "sulm terrorist", dhe paralajmëroi ndryshimet në legjislacionin kundër terrorizmit deri në fund të shtatorit. Sulmuesi ishte arrestuar disa herë para incidentit të së premtes. Por Ardern tha se tashmë nuk kishte bazë ligjore për ta mbajtur atë të izoluar nga komuniteti pasi të gjitha tashmë ishin përdorur. Burri, identiteti i të cilit nuk mund të zbulohet, mbërriti në Zelandën e Re me një vizë studentore më 2011. Ai u bë një person që nxiti vëzhgimin e organeve të sigurisë kombëtare më 2016. Ai kishte qenë nën monitorim gjatë gjithë kohës dhe mbikëqyrje të rëndë për shkak të shqetësimeve rreth ideologjisë së tij. Ai ishte i njohur për agjenci të shumta, dhe ishte gjithashtu në një listë vëzhgimi të terroristëve. Raportet e mediave lokale thanë se sulmuesi ishte 32 vjeç dhe kohët e fundit ishte dënuar me një vit mbikëqyrje për posedim të propagandës së IS. Tashmë janë ngritur pyetje se pse veprimet kundër sulmuesit nuk u morën para sulmit, veçanërisht pasi ai ishte nën mbikëqyrje të organeve të sigurisë.

Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
DIGITALB DIGITALB