Top News/ Sulmi në Banjskë, reagon SHBA e BE: Autorët që u përfshin në krim të vendosen para ligjit
24/09/2024 19:46

SHBA dhe BE kanë kërkuar që autorët e sulmit në Banjskë ku mbeti I vrarë rreshteri I policisë Afrim Bunjaku të vendosen para përgjegjësisë ligjore. Në një vjetorin e kësaj ngjarje të rëndë ambasadori I SHBA në Kosovë, Jeffry Hovenier teksa kujtoi efektivin e policisë përqëriti edhe njëherë qëndrimin e shtëpsë së bardhë. “Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës.”, shkroi ambasadori Hovenier në rrjetin social X. ndërkohë zëdhënësi i Bashkimi Europian, Peter Stano theksoi se Blloku është I përkushtuar për drejtësi. “Është një rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për ruajtur sigurinë dhe për të avancuar me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, nënvizoi ai në një postim në platformën X ndërsa shpërndau dhe deklaratën e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, të para një viti kur ndodhi sulmi terrorist, ku dënonte ashpër sulmin kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovë. Prishtina e ka cilësuar sulmin si terrorist. Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për këtë sulm. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi. Në aktakuzën e ngritur nga prokuroria kosovare Radoiçiç cilësohet si “kreu i grupit terrorist”. Autoritetet në Serbi refuzojnë ta ekstradojnë Radoiçiç në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”. Source: X@Ambassador Jeff Hovenier X @Peter Stano

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39