Pas Portugalisë dhe Spanjës, stuhia atlantike “Charles” pritet të shtrihet drejt Ballkanit Perëndimor, duke sjellë përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike edhe në Shqipëri. Meteorologët paralajmërojnë se dy ditët më problematike për vendin do të jenë duke filluar nga mbrëmja e kësaj të enjtje, dhe e premtja, ku priten erëra të forta dhe reshje intensive shiu. Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë së enjtes do të mbizotërojnë erërat e forta, ndërsa të premten reshjet e shiut do të intensifikohen, kryesisht në zonat veriore dhe veriperëndimore të vendit. Situata paraqitet më problematike në zonat detare, ku shpejtësia e erës në det të hapur mund të kalojë 80 kilometra në orë, ndërsa përgjatë brigjeve jugperëndimore parashikohet të arrijë rreth 65 kilometra në orë.