Top News- Sulmi izraelit ndaj Hamasit në Katar/ Vatikani paralajmëron- Situata është serioze
09/09/2025 18:15

Papa Leon XIV ka reaguar për herë të parë pas sulmit të paprecedentë të Izraelit ndaj disa udhëheqësve të Hamasit në Doha në Katar. Teksa largohej nga Villa Barberini në Castel Gandolfo, Papa u ndal për pak pranë gazetarëve, duke ndarë shqetësimin e tij për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme. "Ka disa lajme vërtet serioze tani. Sulmi i Izraelit ndaj disa udhëheqësve të Hamasit në Katar. E gjithë situata është shumë serioze. Nuk e dimë se ku po shkojnë gjërat, duhet të lutemi", u shpreh Papa. Sulmi në fjalë, që goditi zyrën politike të Hamasit në Doha, është konfirmuar si një operacion edhe nga ana e Izraelit. Zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu deklaroi se ky sulm kundër udhëheqësve kryesorë terroristë të Hamasit ishte një operacion plotësisht i pavarur izraelit. Ndërkohë, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, e përshëndeti vendimin për sulmin: "Gjaku hebre nuk është më i braktisur. Vendimi që morëm për të goditur ata që na çuan në masakrën e 7 tetorit është një tjetër vendim historik në një seri vendimesh të rëndësishme që kemi marrë." Autoritetet e Katarit kanë nisur hetime të nivelit më të lartë lidhur me këtë sulm dhe kanë bërë të ditur se informacionet e tjera rreth ngjarjes do të publikohen sapo të jenë të disponueshme.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48