Eksportet e naftës së papërpunuar nga Lindja e Mesme arritën në shtator nivelin më të lartë që nga fillimi i luftës me Iranin. Të dhënat për transportin detar dhe tregjet e energjisë tregojnë se furnizimet janë rritur, pavarësisht sulmeve iraniane ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë, rritja e eksporteve nuk e ka zgjidhur problemin e furnizimit me derivate. Kapacitetet e kufizuara të rafinerive vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi tregun dhe kanë çuar në rritje të çmimeve në mbarë botën. Të dhënat e Bashkimit Evropian, të publikuara më 1 tetor, tregojnë se çmimi i naftës ka arritur nivel rekord.