Dy persona të akuzuar për planifikimin e një sulmi me armë zjarri në parlamentin e Suedisë u arrestuan në Gjermani të martën, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit Federal Gjerman. Dyshja, për të cilët autoritetet thanë se janë shtetas afganë, u arrestuan pranë qytetit Gera në, Gjermaninë qendrore, nën dyshimin për terrorizëm, thuhet në deklaratë.