Top News – Sulm në impiantin bërthamor/ Irani akuzon Izraelin-do hakmerremi ndaj zionistëve
12/04/2021 14:14

Ministria e jashtme iraniane tha të hënën se izraeli ishte pa diskutim pas sulmit mbi një impiant pasurimi të uraniumit, në Natanz, një ditë më parë dhe premtoi hakmarrje. Sigurisht që regjimi zionist, me këtë veprim, është përpjekur të hakmerret mbi njerëzit në iran për durimin dhe qëndrimin e tyre të matur në lidhje me heqjen e sanksioneve amerikane. Përgjigjia e Iranit do të jetë një hakmarrje për regjimin zionist në kohën dhe vendin e duhur Zëdhënësi i ministrisë, akuzoi në mënyrë indirekte izraelin se po përpiqet të krijojë pengesa në diskutimet e Vjenës që synojnë kthimin në jetë të marrëveshjes historike bërthamore. Incidenti i të dielës, që irani e quajti një akt terrorizmi, erdhi një ditë pasi teherani tha se kishte avancuar centrifugat e pasurimit të uraniumit në Natanz, një shkelje kjo e angazhimeve të ndërmarra prej tij në marrëveshjen e 2015-ës me fuqitë botërore, nga ku donald trump e tërhoqi amerikanë në 2018. Një zëdhënës i organizatës për energjinë bërthamore në Iran më herët kishte raportuar një incident në Natanz të krijuar nga një ndërprerje energjie, pa të lënduar dhe pa ndodtje. Por, sipas zëdhënësit të ministrisë së jashtme, sulmi kishte prekur një numër centrifugash të gjeneratës së parë IR-1 të cilat tani do të zëvendësohen me centriguga të reja, më të avancuara. Incidenti në Natanz pason hapjen e një raundi bisedimesh në vjenë, të martën, me përfaqësuesit e palëve që mbeten në marrëveshjen bërthamore.

Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
DIGITALB DIGITALB