Komisioni evropian do ti rekomandojë vendeve anëtare të BE të fillojnë rihapjen e kufijve të tyre të jashtëm për udhëtarët nga jashtë bllokut, nga 1 korriku. Vendimi për zbutjen e kufizimeve të ndërmarra për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, i takon vendeve anëtare, por shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, tha se brukseli do të sugjeronte një heqje graduale dhe të pjesshme të ndalimit.