Top News – Luftë gjatë brigjeve të Detit të Zi/Ukraina e Rusia sulmojnë njëra tjetrën pas bisedimeve
24/07/2025 14:53

Ukraina dhe Rusia kryen sulme ajrore mbi njëra-tjetrën, përgjatë brigjeve të Detit të Zi, mëngjesin e të enjtes, disa orë pasi bisedimet e shkurtra të drejtpërdrejta mes tyre nuk arritën të shënonin ndonjë përparim në hapat për t'i dhënë fund luftës që tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt.Forcat ruse kryen më të fundit në një seri sulmesh masive me dronë në portin e Detit të Zi të Ukrainës, Odesa, duke plagosur të paktën katër persona dhe duke shkaktuar disa zjarre si edhe dëme në qendrën historike, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.Zyrtarët e emergjencave në rajonin Krasnodar të Rusisë,po në Detin e Zi, thanë se mbetjet e një droni goditën dhe vranë një grua në Adler, pranë qytetit turistik të Soçit. Një grua tjetër po trajtohet në spital për lëndime të rënda. Kreu administrativ i rajonit Sirius në jug të Soçit tha se një dron goditi një pikë nafte, duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Autoriteti aviacional i Rusisë tha se operacionet u pezulluan në aeroportin e Soçit për rreth katër orë.Rusia gjithashtu sulmoi rajonin qendror Cherkasy, të Ukrainës, gjatë natës, duke plagosur shtatë persona, përfshirë një nëntëvjeçar, dhe duke dëmtuar disa ndërtesa banimi. Negociatorët nga të dyja vendet kishin diskutuar më herët shkëmbimin e të burgosurve në një seancë të shkurtër bisedimesh paqeje në qytetin turk të Stambollit, por ata mbetën larg njëri-tjetrit për kushtet e armëpushimit si edhe për një takim të mundshëm mes udhëheqësve të tyre.

Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05
Top News – Dallgë 9 metra të larta dhe batica / Përmbytje deri në një metër, Kalifornia në ‘ankth’
25/11 13:04
Top News – ‘Ukraina shkeli sovranitetin e Libisë’ / Italia qorton Kievin për sulmet mbi anijet ruse
25/11 13:04
Top Channel/ SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani, konflikti do përshkallëzohet!
25/11 12:23
Top Channel/ Arrestohen dy shqiptarë në Angli: Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William!
25/11 12:17
Top Channel/”Hakmarrja e pashmangshme”, Putin: “Ukraina do t`i paguajë sulmet ndaj rafinerive tona”!
25/11 11:49
Top Channel/ Sot samiti BE-Ballkani-Perëndimor në Bruksel, Costa: “Të ruajmë ritmin e zgjerimit”
25/11 11:48
Top Channel/ Tjetër sulm me dronë në Libi, goditet anija iraniane: Askush nuk merr autorësinë!
25/11 11:47
Top News – Arabia Saudite nën sulm / Goditet qiellgërvishtësja në Riad, dy herë në një javë
25/11 11:46
Top News – Mësyjnë emigrantët, turistët në arrati / ‘Pushtohet’ ishulli, 2100 të ardhur në një ditë
25/11 11:41
Top News – Çmimet 90 për qind më të larta / Irani mbetet sfidues: Nuk pyesim për bllokadën e SHBA
25/11 11:39
Top News – 2 milionë USD e makinë të blinduar / Shpëtohen 30 pengje në supermarket, ndërhyn policia
25/11 11:38
Top News – Një i huaj në ‘Pallatin Qiellor’ të Kinës / Pekini ‘zgjeron’ diplomacionë hapësinore
25/11 11:32
Top News – Fitoi 15 mln USD nga kthimi i Huang / Trump i bëri presion Nvidia-s, aksionet ‘në qiell’
25/11 10:35
Top News – Zvicra e hapi pak ditë më parë. Kim Jong un mbyll sërish zyrën diplomatike të Bernës
25/11 10:05