Për fëmijët dhe adoleshentët, rreziku i infektimit nga koronavirusi në shkollë është i rrallë dhe ai i vdekjes, pafundësisht i rrallë. Këtë garanci e jep një studim anglez, i publikuar në prestigjozen British Medical Journal, në një kohë kur shumë vende evropiane po punojnë për kthimin e nxënësve në klasa. Kërkimi është më i zgjeruari deri më tani në botë, në lidhje me këtë temë dhe tregon se rreziku i një shtrimi në spital të fëmijëve konsiderohet minimal.