Në ditën e pestë te protestës studentore në Tiranë, protestuesit kanë nisur grumbullimin te Ministria e Arsimit më vonë se ditëve të tjera. Ata ju kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në shenjë revolte, ndërsa I kanë vendosur në mes të aksit rrugor së bashku me barrierat e hekurit. Sakaq, autoboti I ujit ka filluar të pozicionet më pranë tyre për t’I shpërndarë.