Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti pasditen e të premtes në Kosovë për një vizitë zyrtare, teksa pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, mbajtën edhye një konferencë të përbashkët për shtyp. Stoltenberg konfirmoi se NATO mbështet dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se paqja dhe siguria në rajon është mjaft e rëndësishme.