Top News – Stjuardesat ne Kinë/ Këshillohen të mbajnë pelena
10/12/2020 19:13

Ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon, zyrtarët e transportit në të gjithë botën po kërkojnë mënyra për ti mbajtur pasagjerët dhe ekuipazhin të sigurt në bordet e avionëve. Më 25 nëntor, administrata e aviacionit civil në kinë, publikoi udhëzimet e reja për industrinë ajrore të vendit. Dokumenti përmban këshilla për praktikat më të mira të higjenës që duhen ndjekur në bordin e një avioni apo në aeroporte. Por, një nga këto sugjerime, që personeli si psh stjuardesat, të mbajnë pelena në mënyrë që të mos kenë nevojë të përdorin banjon, ka habitur jo pak. Në një nëndarje në dokument këhsillohet ekuipazhi i pilotimit dhe i shërbimit në fluturimet drejt dhe nga vendet me rrezik të lartë, të mbajnë maska mjekësore, doreza mjekësore me dy shtresa, syze, kapela, veshje mbrojtëse etj. Ndërsa fjalia pasuese është: Rekomandohet që pjesëtarët e ekuipazhit të mbajnë pelena dhe të evitojnë përdorimin e tualeteve me qëllim që të evitojnë rrezikun e infektimit. Ndërsa një këshillë e tillë mund të duket dramatike, nuk është në fakt aspak sekret fakti se tualetet mund të jenë vendi më i rrezikshëm në një avion. Në gusht, një grua që udhëtonte nga italia drejt koresë së jugut, u prek nga koronavirusi gjatë udhëtimit dhe vajtja në tualet u përmend si burim i mundshëm i infektimit të saj. Modeli i tualeteve në avionë ka qenë temë e nxehtë që para covid 19, por pandemia i ka intensifikuar përpjekjet për të dalë me zgjidhje të reja. Një kompani japoneze njoftoi më herët këtë vit se po testonte një prototip të një dere tualeti pa dorezë. Ndërkohë, Boeing me sukses ka aplikuar për patentë për tuatelin vetëpastrues që përdor rreze ultraviolet për tu pastruar deri në masën 99 për qind pas cdo përdorimi.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20