Top News – Stërvitjet ushtarake dhe raketat / SHBA, e hapur për të biseduar me Rusinë
09/01/2022 13:16

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë të përgatitur të diskutojnë me Rusinë në bisedimet për Ukrainën, mundësinë që secila palë të kufizojë stërvitjet ushtarake dhe dislokimin e raketave në rajon, tha të shtunën një zyrtar i lartë i administratës amerikane. Në prag të bisedimeve të rëndësishme mes të dyja palëve që do të nisin të hënën në Gjenevë, zyrtari i lartë i administratës Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë të hapura të diskutojnë kufizime të mundshme në dislokimet e trupave amerikane ose praninë e forcave amerikane në vendet e NATO-s në rajon. Bisedimet e Gjenevës, që do të pasohen nga sesione të tjera në Bruksel dhe Vjenë, synojnë shmangien e një krize. Presidenti rus Vladimir Putin ka grumbulluar dhjetëra-mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar shqetësim për një ndërhyrje të mundshme. Nuk është e qartë nëse SHBA dhe aleatët e saj evropianë do të bëjnë përparim në bisedimet me Moskën. Presidenti rus Putin do që t'i jepet fund zgjerimit të NATO-s drejt lindjes si edhe ka kërkuar garanci për siguri, kërkesa që Shtetet e Bashkuara thonë se janë të papranueshme. Por zyrtari i lartë amerikan, duke informuar gazetarët përpara bisedimeve, tha se ka disa fusha që paraqesin një mundësi për emërues të përbashkët. "Çdo diskutim për ato drejtime me interesa të përbashkërta ku mund të jemi në gjendje të bëjmë përparim, do të duhet të jetë në baza reciproke," tha zyrtari. "Të dyja palët do të duhet të ndërmarrin në thelb të njëjtin angazhim." Rusia thotë se ndihet e kërcënuar nga perspektiva e vendosjes së sistemeve të raketave sulmuese nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë, pavarësisht nga garancitë e Presidentit Joe Biden se ai nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Shtetet e Bashkuara janë ndërkohë të gatshme të diskutojnë mbi vendosjen e kufizimeve në stërvitjet ushtarake në rajon nga të dyja palët, tha zyrtari. Zyrtari tha se Uashingtoni është i hapur për një diskutim më të gjerë mbi vendosjen e raketave në rajon, pasi administrata e mëparshme e ish-presidentit Trump u tërhoq në vitin 2019 nga Traktati i Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi SHBA-Rusi të vitit 1987, duke akuzuar Moskën se po e shkelte marrëveshjen.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11