Protestat anti-racizëm në britaninë e madhe janë marrë peng nga ekstremistët. Kështu tha kryeministri britanik Boris Johnson ndërkohë që në vend po rritet frika për përleshje mes aktivistëve dhe grupeve të të djathtës ekstreme dhe përhapje të vandalizmit. Disa statuja ndërkohë janë mbuluar me shtresa mbrojtëse, përfshirë edhe atë të liderit të kohës së luftës së dytë botërore, Uinston Cërcill dhe memorialin e luftës Cenotaf, në qendër të londrës, që më parë ishin dëmtuar.