Tiranës do t’i shtohet një stacion i ri bashkëkohor i Shërbimit Zjarrfikës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punën për ndërtimin e stacionit të ri në Kinostudio, ku u shpreh se ky investim do t’i shërbejë dy zonave kryesore të kryeqytetit.