Top News – Sporti me tifozë, tifozët me karar/ Deri në 10 mijë, numri i spektatorëve në Tokyo 2020
22/06/2021 13:07

Organizatorët e Olimpiadës thanë sot se numri i spektaktorëve për çdo mjedis ku zhvillohen Lojërat Olimpike Tokio 2020, do të jetë jo më shumë se 10 mijë, disa ditë pasi ekspertët paralajmëruan se zhvillimi i garave pa tifozë është mundësia më e mirë për të parandaluar rrezikun e përhapjes së COVID-19. Njoftimi i sotëm pasqyron vendosmërinë e Japonisë për t’i zhvilluar Lojrat që kanë kushtuar miliarda dollarë, pavarësisht kundërshtimit të publikut dhe shqetësimeve serioze për përhapjen e infektimeve me koroanvirus. "Mendoj se qeveria mori vendimin duke u bazuar në ndikimin ekonomik. Por familjarët e mi në sektorin e shëndetësisë janë në situatë shumë të vështirë. Fakti që thirrjet e ekspertëve mjekësorë nuk u morën pasarysh është për të ardhur keq”, thotë Kanako Morisaki, banore e Tokios. Japonia arriti të shmangte shpërthimet e infeksioneve që goditën rëndë vendet e tjera, por fushata e vaksinimit ka qenë e ngadaltë ndërsa sistemi shëndetësor në disa zona është tej-ngarkuar me pacientë me Covid, duke iu afruarkapacitetit maksimal. Kufizimi për Lojërat, të cilat janë planifikuar të fillojnë më 23 korrik, është vendosur në 50 për qind të kapacitetit të mjesiseve thotë Presidentja e Lojrave Olimpike të Tokios Seiko Hashimoto. "Meqenëse sot kemi vendosur kapacitetin e spektatorëve, duhet përsëritur llotaria për shitje të përgjithshme të biletave. Ju kërkoj falje blerësve të biletave që prisnin me padurim ngjarjen. Më thyhet zemra por ju lus për mirëkuptim”, tha ajo. Kufizimi mund të ndryshojë edhe më tej pas 12 korrikut, varësisht nga gjendja dhe masat kundër infeksionit, shtuan organizatorët. Spektaktorët nga vende të huaja tashmë janë ndaluar. Vendimi vjen pas bisedimeve pesë-palëshe mes organizatorëve të Tokios, qeverisë japoneze, udhëheqjes së kryeqytetit dhe paneleve ndërkombëtare olimpike dhe paraolimpike.

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36