Top News – Sot vuloset fitorja/ SHBA, mblidhet Kolegji Elektoral
14/12/2020 12:21

Kolegji Elektoral mblidhet sot për të zgjedhur zyrtarisht Joe Bidenin si fitues të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ndërkohë që Presidenti Trump vazhdon të mos e njohë rezultatin. Mijëra përkrahës të presidentit u mblodhën në Uashington me thirrjet për përmbysjen e rezultatit. Procesi zgjedhor për presidentin e Shteteve të Bashkuara nuk quhet i përmbyllur deri kur elektorët nga të 50 shtetet amerikane, të zgjedhur në raport me popullatën dhe si reflektim i numrit të ligjvënësve e senatorëve që ka shteti përkatës në Kongres, hedhin votat më 14 dhjetor. Përveç dy shteteve amerikane, elektorët e të 48 shteteve të tjera duhet të votojnë për kandidatin që fitoi zgjedhjet në shtetin e tyre. Të gjitha shtetet i kanë çertifikuar tashmë rezultatet dhe Biden ka dalë fitues me 306 vota elektorale, ose 36 më shumë se minimalja e kërkuar për të siguruar fitoren. Për sa kohë që nuk do të ketë ndonjë shtyrje të shpalljes së rezultatit nga gjykata, të hënën zoti Biden pritet të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale. Gjykatat federale e shtetërore kanë hedhur poshtë dhjetëra padi të ngritura nga ekipi elektoral i presidentit në përpjekje për të skualifikuar vota, apo për të përmbysur rezultatin në shtete të lëkundura ku u shpall fitues Biden. Gjykata e Lartë nuk pranoi të merrte në shqyrtim një padi të ngritur nga një prokuror i Teksasit për të anuluar rezultatin në katër shtete të tjera, duke mbyllur praktikisht pistat ligjore të presidentit. Megjithatë, Trump mbetet sfidues dhe ka sinjalizuar se nuk po heq dorë nga pretendimet e tij.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20