Kukësi bën ndryshime në pankinë. pasi zyrtarizoi largimin e Diego Longës, klubi verilindor bëri të ditur emrin e trajnerit të ri të tij. Bëhet fjalë për Skënder Gegën i cili ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Kukësit për të marrë drejtimin e kësaj skuadre në sezonin 2022/2023. Skënder gega u largua nga Skënderbeu pasi ky i fundit nuk mundi të mbijetonte ne Abissnet Superiore dhe tani do të nisë një aventurë tjetër, atë më Kukësin.