Situata në qytetin e Bahmutit, në lindje të Ukrainës, është duke u bërë “gjithnjë e më e vështirë”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Forcat ruse po tentojnë të marrin nën kontroll këtë qytet prej gjashtë muajsh. “Armiku është duke shkatërruar gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona”, ka thënë Zelensky.