Top News – Sistemi i ujit në Florida/ Një haker kompjuterik provon ta helmojë
09/02/2021 12:46

Një haker kompjuterik ka mundur të ketë akses në sistemin e ujit të një qyteze në Florida dhe është përpjekur të fusë atje një sasi të rrezikshme kimikatesh, thanë zyrtarët. Hakeri për një kohë të shkurtër rriti sasinë e hidroksidit të sodiumit në sistemin e trajtimit të ujit në Oldsmar, por një punonjës e pikasi këtë dhe e ndali përpjekjen. Hidroksidi i sodiumit përdoret në sasi të vogla për të kontrolluar aciditetin por një sasi e madhe mund të shkaktonte probleme të mëdha në ujë. Asnjë arrestim nuk është bërë ende dhe nuk është e ditur nëse hakerimi është bërë nga brenda apo jashtë SHBA. Një kompjuter që kontrollon sistemet e trajtimit të ujit në Oldsmar është komanduar në distancë të premten. Një operator në impiant pa një përpjekje për të siguruar akses në sistem, në mëngjes, por mendoi se ishte shefi i tij. Por, një tjetër përpjekje u bë më pas, dhe këtë herë hakeri kishte siguruar aksesin në softuerin e trajtimit dhe rriti përmbajtjen e hidroksidit. Operatori menjëherë e reduktoi nivelin. Hidroksidi i sodiumit është përbërësi kryesor në substancat pastruese të lëngshme. Ai është shumë gërryes dhe mund të shkaktojë irritim në lëkurë dhe sy, si edhe humbje të përkohshme të flokëve. Gëlltitja e tij mund të shkaktojë dëmtime të gojës, fytit dhe stomakut.

Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20
Top Channel/ BE-Angli, marrëveshje e re! Londra dhe Brukseli afrohen sërish
20/11 23:11
Top Channel/ Trump: Irani po ndikon te nafta! Putin dhe Zelensky nuk kanë më “busull”
20/11 23:00
Top News- Tre marrëveshje mes Britanisë dhe BE/ Ujdi për ushqimet dhe lëvizshëmrinë e të rinjve
20/11 21:18
Top News- Rriten tensionet në Europë/ Estonia do të mbyllë kufirin rrugor me Rusinë
20/11 20:45
Top Channel/ Alarmohet NATO, raketa e dron rus mbi në Poloni! Trump ultimatum BE
20/11 19:56
Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51