Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlsuconi është ndarë nga e dashura e tij afatgjatë, siç raportohet së fundi dhe është lidhur me një vajzë 54 vjet më të vogël. Miliarderi 83-vjeçar ka lënë 34-vjeçaren, Francesca Pascale pas një marrëdhënieje 12-vjeçare me të. Por çifti është ndarë me terma shoqërorë, siç bën me dije partia e tij Forza Italia në një deklaratë këtë të mërkurë.