“ E dashur zonjushë Montgomery, ju informojmë se është vendosur dita kur do të zbatohet dënimi juaj..është 13 janari 2021 dhe do t`iu bëjmë një injeksion vdekjeprurës…” Kjo ishte letra e dërguar gruas të parë të ekzekutuar në SHBA prej 70 vjetësh në nivel federal, Lisa Montgomery. Edhe pse pati thirrje nga e gjithë bota për t`I kursyer asaj jetën, Gjykata nuk u lëkund. Krimi I Lisës ishte I tmerrshëm: në 2004-tën, mbyti një 29 vjecare shtatzënë, I hapi barkun e i mori foshnjen, një vajzë që u quajt Victoria e që sot jeton me të atin. Lisa u arrestua menjëherë, dhe tetorin e 2007-tës, u dënua me vdekje. Një vlerësim I mjekëve psikiatër, që nxirrte në pah problemet mendore kishte shtuar një ditë më parë shpresat e kundërshtarëve të dënimit me vdekje. Por ai në fund, nuk pati asnjë efekt. Ekzekutimi u krye ashtu sic ishte planifikuar. Nga 50 shtete në SHBA, dënimin me vdekje e kanë në fuqi 29 prej tyre. Pastaj ekziston dhe niveli federal që përfshin edhe krime si tradhëtia e lartë ndaj kombit dhe atentatet kundër presidentit. Pamjet: AFP